Dyshohet se mori qindra euro ryshfet nga bizneset në Rahovec, arrestohet i dyshuari
Një person është arrestuar në Rahovec, nën dyshimin se në disa raste ka kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë të bizneseve, në këmbim të shmangies së kontrolleve apo ndëshkimeve të parapara me ligj. Rasti është hetuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë, në bashkëpunim me njësi të tjera të Policisë…
Lajme
Një person është arrestuar në Rahovec, nën dyshimin se në disa raste ka kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë të bizneseve, në këmbim të shmangies së kontrolleve apo ndëshkimeve të parapara me ligj.
Rasti është hetuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë, në bashkëpunim me njësi të tjera të Policisë së Kosovës dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, raporton lajmi.net
Sipas hetimeve, i dyshuari dyshohet se ka pranuar shuma prej 300 deri në 500 euro, në disa raste të ndara dhe nga persona të ndryshëm.
Policia ka bërë të ditur se, bazuar në veprimet hetimore, i dyshuari dyshohet për veprën penale “Marrja e ryshfetit”, sipas nenit 421 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Më 24 shtator 2026, me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë, është kontrolluar ambienti i punës dhe automjetet që i dyshuari kishte në shfrytëzim, me qëllim të sigurimit të provave relevante.
Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një telefon celular.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë./Lajmi.net/