Schuebel në përvjetorin e vrasjes së Afrim Bunjakut: BE-ja kërkon që përgjegjësit për Banjskën të japin llogari
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka bërë homazhe në nderim të tij. Schuebel ka shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit e Bunjakut, raporton lajmi.net “Mendimet e mia janë me më të dashurit…
Lajme
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka bërë homazhe në nderim të tij.
Schuebel ka shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit e Bunjakut, raporton lajmi.net
“Mendimet e mia janë me më të dashurit e tij”, ka thënë Schuebel.
Ai ka theksuar se BE-ja vazhdimisht ka kërkuar që përgjegjësit për sulmin të japin llogari.
Schuebel ka shprehur gjithashtu keqardhje që Serbia, sipas tij, ende nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për arrestimin dhe ndjekjen penale të personave që ndodhen në Serbi.
“BE-ja ka bërë thirrje vazhdimisht që përgjegjësit për sulmin të japin llogari dhe shpreh keqardhje që Serbia ende nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të arrestuar dhe ndjekur penalisht ata që ndodhen në Serbi”, ka thënë Schuebel./Lajmi.net/