Trumpi pranon ftesën për Slloveni, Jansa e fton për vizitë në vendin e Melanias
Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, e ka ftuar presidentin amerikan, Donald Trump për vizitë në Slloveni, gjë të cilën thotë ta ketë pranuar i pari i Shtëpisë së Bardhë. Në një intervistë për televizionin amerikan “Newsmax”, Jansha tha se Trumpi e njeh Slloveninë meqë edhe Zonja e Parë vjen nga ky vend. Lajmin për ftesën…
Bota
Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, e ka ftuar presidentin amerikan, Donald Trump për vizitë në Slloveni, gjë të cilën thotë ta ketë pranuar i pari i Shtëpisë së Bardhë.
Në një intervistë për televizionin amerikan “Newsmax”, Jansha tha se Trumpi e njeh Slloveninë meqë edhe Zonja e Parë vjen nga ky vend.
Lajmin për ftesën drejtuar presidentit republikan, Jansha e publikoi edhe në profilin e tij në X, duke e shoqëruar me një pjesë të shkurtër të intervistës.
Në postim, ai theksoi se Sllovenia dhe ShBA-ja kanë një marrëdhënie të veçantë.
“Dhe për këtë arsye, mbrëmë në pritje e ftova presidentin Donald Trump në Slloveni”, tha kryeministri slloven, vendi i origjinës së Zonjës së Parë amerikane, Melania Trump.
Dy liderët u takuan të martën në pritjen tradicionale për liderët, të organizuar në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nga presidenti i shtetit nikoqir.
Na današnjem gostovanju na @NEWSMAX sva z voditeljem govorila tudi o odnosih med Slovenijo in ZDA. Naši državi imata poseben odnos. Tudi zato sem sinoči na sprejemu predsednika @realDonaldTrump povabil v Slovenijo. pic.twitter.com/s0A9xZD2XX
— Janez Janša (@JJansaSDS) September 23, 2026