Trump për Erdoganin: Është njeri i fortë, nuk mund të luash me të

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lavdëruar presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan gjatë një takimi me liderë të Lindjes së Mesme në Nju Jork. Trump e ka cilësuar Erdoğanin si “njeri të fortë”, duke thënë se me të “nuk mund të luash”. “Përfshirë mikun tim këtu, nga Turqia. Ai është një njeri i…

Bota

24/09/2026 10:16

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lavdëruar presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan gjatë një takimi me liderë të Lindjes së Mesme në Nju Jork.

Trump e ka cilësuar Erdoğanin si “njeri të fortë”, duke thënë se me të “nuk mund të luash”.

“Përfshirë mikun tim këtu, nga Turqia. Ai është një njeri i fortë. Nuk mund të luash me të”, ka thënë Trump, duke iu referuar presidentit turk.

Më pas, Trump ka bërë shaka lidhur me përkthimin e deklaratës së tij, para se të vazhdonte me vlerësimet për Erdoğanin.

“Shpresoj se do ta përkthejnë saktë këtë. Shpresoj se kemi një përkthyes të mirë, por ai është fantastik. Është një njeri fantastik”, ka deklaruar presidenti amerikan.

Komentet janë bërë gjatë një takimi shumëpalësh të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, ku morën pjesë edhe kryeministri i Irakut, mbreti Abdullah II i Jordanisë, emiri i Katarit dhe presidenti sirian Ahmed al-Sharaa.

Takimi është zhvilluar në një kohë kur po zhvillohen përpjekje diplomatike për uljen e tensioneve dhe adresimin e konflikteve në Lindjen e Mesme.

Pas takimit, Erdoğan ka thënë se Turqia dhe vendet e tjera të rajonit po punojnë për tejkalimin e sfidave në Gjirin Persik.

“Rreth tetë vende morën pjesë në këtë takim në një përpjekje për të kapërcyer vështirësitë në Gjirin Persik sa më shpejt të jetë e mundur. Ne do t’i shohim frytet dhe rezultatet e këtyre përpjekjeve në të ardhmen e afërt”, ka thënë Erdoğan.

Takimi në Nju Jork është zhvilluar gjatë një dite të ngjeshur diplomatike për presidentin turk, i cili mbajti edhe fjalim në sesionin e 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe zhvilloi takime me liderë të ndryshëm botërorë. /Lajmi.net/