Dugolli: Ndërkombëtarët e kontestojnë momentin, por jo hapjen e Urës së Ibrit
Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare po e konteston momentin e hapjes së urës mbi Ibër, por jo hapjen si tërësi. “Kundërshtimi i miqve tanë për çështjen e urës që ta lëmë për një periudhë tjetër apo të koordinohemi, asnjëherë nuk kanë thënë që të mos hapet. Ata e kanë…
Lajme
Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare po e konteston momentin e hapjes së urës mbi Ibër, por jo hapjen si tërësi.
“Kundërshtimi i miqve tanë për çështjen e urës që ta lëmë për një periudhë tjetër apo të koordinohemi, asnjëherë nuk kanë thënë që të mos hapet. Ata e kanë kontestuar momentumin. Nëse ka ndërruar diçka në qëndrimin e Bashkimit Evropian, është mirë të thuhet sepse me marrëveshjen e 2016-ës ka qenë rasti kur është dashur të hapet ura”, ka thënë Dugolli në “RTK Prime”.
Ai ka thënë se nuk është synimi i Vetëvendosjes largimi i prezencës ndërkombëtare nga ura, duke i quajtur forca mike që synojnë marrëdhënie e koordinim përherë.