Drita e zyrtarizon Blakçorin, bën një ‘gafë’ të madhe në prezantim
Ilir Blakçori ka kompletuar transferimin te skuadra e FC Dritës.
Sport
Kampionët e sezonit 2017/2018, vazhdojnë të përforcohen për sezonin e ri, duke synuar titullin e kampionit.
Transferimi i radhës i tyre, është Ilir Blakçori, që sezonin e kaluar ka qenë pjesë e KF Llapit.
Drita në prezantimin e Blakçorit, ka tentuar të përdorë një metodë të re të prezantimit të lojtarit, duke e përgatitur gjithçka në video.
Por, në prezantim është vërejtur një gabim, ku Blakçori është prezantuar me fanellën e Erion Vuckajt.
Kjo ka bërë që ky prezantim të komentohet në rrjetet sociale, por edhe të kritikohet skuadra e Dritës për këtë lëshim./Lajmi.net/