Drita e pamëshirshme, demolon Llapin në Podujevë

Drita ka realizuar fitore bindëse 4:0 ndaj Llapi, duke bërë hap përpara drejt sigurimit të titullit kampionë.

Sport

05/07/2020 18:55

Gjilanasit shënuan dy gola të shpejtë, kur Mërgim Pefqeli (8’) realizoi në portën e gabuar ndërsa Kastriot Rexha (14’) dyfishoi rezultatin.

Teksa vendasit përpiqeshin të gjenin golin, ishin mysafirët që shëuan edhe dy herë.

Erjon Vucaj (83’) dhe Izair Emini (88’) u futën në listën e golashënuesve për skuadrën e Ardian Nuhiut këtë ndeshje.

Drita vazhdon ta ruajë distancën prej katër pikëve në pozitën e parë, ku ka tubuar 61 pikë. Llapi qëndron në mesin e tabelës me 39 pikë, pesë më pak se Trepça ’89 – e cila mban pozitën e nëntë, që të dërgon në Ligën e Parë. /Lajmi.net/