Drejtori sportiv, Krosche: Liverpool nuk është opsion për Konaten

Drejtori sportiv i Liverpoolit, Markus Krosche ka thënë se gjiganti anglez nuk është opsion për Ibrahima Konate.

Sport

30/03/2021 08:37

Ka pasur raportime që kampioni i Anglisë janë afër marrëveshjes me 21-vjeçarin, klauzola e të cilit vlen 34 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, drejtori sportiv i klubit gjerman ka njoftuar se Konate do mbetet në skuadër.

“Nuk mund të them asgjë. Mendoj se nuk është opsion për Ibun”.

“Ka kontratë të gjatë me ne dhe e dinë çka nënkupton për neve dhe çfarë nënkuptojmë për të”.

“Ishte pafat vitin e kaluar ku pësoi lëndim të gjatë, por këtë vit është në formë të mirë dhe shumë i rëndësishëm me shumë potencial”.

“Duam t’i ndihmojmë të rritet dhe të luajë në Kombëtare, të jetë në skuadër të mirë, pra nuk shoh ndonjë arsye që të largohet”, deklaroi ai.

Sidoqoftë, gjiganti anglez thuhet se është optimist dhe sapo të bindin lojtarin do e paguajnë klauzolën e plotë./Lajmi.net/