Dortmund ‘ia shuan’ shpresat Man Unitedit, i ofron kontratë të re Sanchos

Borussia Dortmund raportohet se do t’i ofrojë rritje të madhe të pagës për Jadon Sanchon, nëse Manchester United nuk përmbushin kërkesën e tyre prej 120 milionë euro.

Sport

08/08/2020 12:11

Të dy skuadrat prej kohësh janë në bisedime, me Manchester United që beson se Dortmund po kërkon shumë të lartë për Sanchon, sidomos në situatën ku ndodhet futbolli shkaku i krizës së COVID-19.

Sipas gazetës gjermane Bild, Dortmund do të përpiqet të tundojë Sanchon për të qëndruar, duke i ofruar një kontratë të re.

Sipas Bild, me kontratën e re Sancho do të fitonte deri në 10 milionë euro në sezon, katër milionë më shumë se sa fiton tani.

Kontrata aktuale e Sanchos me Dortmundin përfundon në qershor të vitit 2022./Lajmi.net/