Dje u lirua nga burgu, sot nënshkroi me skuadrën që luan në Ligën e Kampionëve

Klubi rus Zenit St Petersburg ka nënshkruar përsëri me Aleksandr Kokorin pas lirimit të tij të parakohshëm nga burgu.

Sport

18/09/2019 23:31

Sulmuesi 28-vjeçar ka nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit.

Kokorin dhe shoku i tij futbollist Pavel Mamayev u burgosën në maj pasi u gjetën fajtor për huliganizëm për sulmin ndaj një zyrtari të ministrisë së tregtisë me një karrige dhe rrahjes së një shoferi në tetor 2018, transmeton laljmi.net,

Mamayev u dënua me 17 muaj burgim dhe Kokorin me 18 muaj.

Të dy lojtarëve iu dha një lirim i parakohshëm pas një apeli të suksesshëm dhe u lanë të lirë të martën. /Lajmi.net/