Dita e ndeshjes, Kosova kërkon këndelljen ndaj Sllovenisë

Gjashtë ndeshje pa fitore. Kjo është seria e më e dobët e Kosovës nën drejtimin e Bernard Challandes, të cilën kërkon ta thyejë sot ndaj Sllovenisë.

Sport

11/10/2020 08:25

‘Dardanët’ në stadiumin ”Fadil Vokrri” nuk do të kenë aspak përballje të lehtë, teksa takohet me Slloveninë, e cila është e ranguar në vendin e 64-të në FIFA.

Në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve, Sllovenia pas dy ndeshjeve të para ka katër pikë, ndërsa Kosova ka tubuar vetëm një sosh.

Kjo do të jetë hera e parë që këto dy kombëtare luajnë mes vete.

Kosova në pesë humbjet e fundit në shtëpi, ka pësuar gol pas minutës së 80′.

Ndeshja do të fillojë nga ora 20:45, derisa besojmë te një fitore e djelmoshave tanë. /Lajmi.net/