Diplomatja Harxhi: Ja pse emri i presidentes së re të Kosovës nuk ishte surprizë, Kurti ishte lojtar shumë i mirë
Diplomatja Edith Harxhi, foli për zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës dhe figurën e saj, duke u shprehur se emri nuk ka qenë surprizë për të pasi sipas saj ishte ishte propozuar nga PDK-ja disa muaj më parë.. Ajo argumentoi se Kosova kishte nevojë për një profil të ri në krye të shtetit, ndërsa…
Lajme
Diplomatja Edith Harxhi, foli për zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës dhe figurën e saj, duke u shprehur se emri nuk ka qenë surprizë për të pasi sipas saj ishte ishte propozuar nga PDK-ja disa muaj më parë..
Ajo argumentoi se Kosova kishte nevojë për një profil të ri në krye të shtetit, ndërsa e cilësoi si pozitive faktin që presidentja e re, Justina Shiroka-Pula, vjen nga fusha akademike dhe ka drejtuar Akademinë e Shkencave.
“Unë nuk jam dakord që emri i saj ka ardhur si surprizë. Unë e dija që përpara katër muajsh. Absolutisht, është propozuar nga PDK-ja në tryezën me Albin Kurtin si presidente konsensuale. Mbrëmë ndoshta ishte surprizë, por s’ka qenë surprizë për shumë njerëz në Kosovë, pasi është lakuar si emër. Por në atë kohë, kur u propozua, zoti Kurti kishte plan të bënte koalicion me LDK-në dhe nuk kishte interes të bënte marrëveshje me PDK-në. Tani, kur e pa që LDK-ja ishte e përçarë, bëri këtë lëvizje. Për mua, humbësi i madh në Kosovë e ka emrin LDK. Ka humbur një shans shumë të madh që mund të ishte në tryezë. Është vendosur një figurë që jo vetëm vjen nga fusha akademike, por nuk ishte pjesë e lojërave politike në Kosovë. Ishte jashtë teatrit politik, lojës politike, dhe ky është një ogur i mirë për Kosovën. Argumenti që do të duhej një president që të ishte ish-luftëtar i UÇK-së do t’i takonte Ramush Haradinajt, por mendoj që është më mirë që Kosova të fillonte me një profil të ri. Ajo çfarë ka fituar ka qenë se i ka dhënë fund çmendurisë politike të dy viteve, me zgjedhje të pafundme që nuk zgjidhin asgjë. Ndërkohë, Kosova kërkon stabilitetin që i ka munguar këto dy vite, por ama të paktën demokracia nuk i mungon. Pavarësisht figurës autoritare të Albin Kurtit, pavarësisht si e shohin, përsëri Kosova bën zgjedhje dhe rezultati del brenda dy orësh. Madje arrin dhe zgjedh për president një figurë që është akademike, kryetare e Akademisë së Shkencave. Më mirë për Kosovën të prezantohet kudo në botë me një kryetare të Akademisë së Shkencave, shkencëtare, ish-deputete. S’ka rëndësi e cilës partie; aq më mirë që ajo ka qenë deputete nga partia e Hashim Thaçit. Albin Kurti ka qenë një lojtar shumë i mirë deri në momentet e fundit”, tha ajo për Euronews.