Kurti takon presidenten Shiroka-Pula: Nuk kemi kohë për të humbur, duhet të bëhemi bashkë për sfidat shtetërore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar sot Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën. Ai pas takimit, ka treguar shkurtë për bisedën mes tyre. “Takimi i parë me presidenten dhe mikpritje e zotim për punë të mëdha e të përditshme për interesin e gjithë qytetarëve, pa dallim. E falënderova shumë, zonjën Presidente e…

Lajme

08/10/2026 12:42

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar sot Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën.

Ai pas takimit, ka treguar shkurtë për bisedën mes tyre.

“Takimi i parë me presidenten dhe mikpritje e zotim për punë të mëdha e të përditshme për interesin e gjithë qytetarëve, pa dallim. E falënderova shumë, zonjën Presidente e cila na nderoi me pranimin e saj të kandidaturës të martën. Tash na presin shumë punë dhe angazhime të cilat natyrisht me vullnet të mirë dhe me gjithë dijen e mundësinë që kemi do t’i shpiem përpara sa më mirë që mundemi. Kosova, më në fund, pas më shumë se një viti ka institucione plotësisht funksionale dhe tash natyrisht që nuk kemi kohë për të humbur. Duhet të bëhemi bashkë për shumë sfida shtetërore që i kemi përpara. Unë hasa jo vetëm në mirëkuptimin, por në gatishmërinë, në interesin dhe në vullnetin e Presidentes së re që të bashkërendohemi për të gjitha gjërat në çdo aspekt”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se i kanë takuar edhe ekipet e tyre.

“Në të njëjtën kohe, ky ishte edhe një shancë që të njoftohen ekipet tona ku unë kisha me vete shefen e stafit të kryeministrisë, Flora Masulën, zëdhënësin dhe asistenten ekzekutive, por në ditët e javët në vijim, Presidentja do të takohet edhe me institucionet e tjera të shtetit, me ministritë e Qeverisë sepse duhet t’i bashkojmë të gjithë ashtu që të mos jemi vetëm të suksesshëm por edhe të shpejtë në sukseset që na presin, në fitoret në të ardhmen që janë njëkohësisht edhe shpresë dhe pritje për qytetarët e Republikës”, ka shtuar Kurti. /Lajmi.net/