Di Maria: Ibrahimovic në një nivel me Messin dhe Ronaldon

Angel Di Maria është lojtari që ka pasur fatin të luajë me Messin, Ronaldon dhe tash në fund me Ibrahimovicin.

Sport

14/09/2015 13:37

Di Maria beson se Zlatan Ibrahimovic është në të njejtin nivel teknik me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

“Siç edhe e dini, unë e kam pasur rasti të luajë me Leon, Cristianon dhe Rooneyn, ndërsa tash Ibran”, ka thënë argjentinasi për La Parisien.

“Të ju them të drejtën, jam impresionuar me cilësitë, teknikën dhe lëvizjet e tij (Ibras). Ai është në të njejtin nivel me Leon dhe CR7”, ka theksuar  Di Maria.