Di Maria del kundër Mbappe: Trajneri vendosi, edhe djemtë tjerë duan të luajnë, ai duhet ta kuptojë

Situata nuk është aspak e qetë në kampin e Paris Saint Germain.

Sport

02/02/2020 18:56

Gjatë ndeshjes së mbrëmshme kundër Montpellier, një situatë aspak e mirë ndodhi mes Kylian Mbappe e Thomas Tuchel.

Ftesa për zëvendësim nuk i pëlqeu yllit francez, i cili shkëmbeu disa fjalë me trajnerin e tij.

I pyetur për të komentuar këtë ngjarje, Angel Di Maria ka kritikuar paksa Mbappen, duke thënë se duhet kuptuar se të gjithë duan minuta, dhe duhet respektuar vendimi i trajnerit.

“Është e vështirë, askush nuk dëshiron të zëvendësohet, të gjithë duan të luajnë, kjo është normale” ka thënë Di Maria, transmeton lajmi.net.

“Kylian dëshiron të shënojë, por trajneri vendosi që ai duhet të largohet, ka djemë në bankë që duan të luajnë dhe të kenë mundësinë, ai duhet ta kuptojë këtë” ka shtuar argjentinasi.

Tuchel ka paralajmëruar në anën tjetër se mund ta dënojë yllin francez, por nuk ka vendosur akoma.

Me situatën e acaruar, Real Madrid është duke vëzhguar situatën, pasi ata duan shërbimet e Mbappe tash e disa kohë, dhe në verë mund të finalizojnë transferimin. /Lajmi.net/