‘Dhurata’ CR7

Interi është në telashe të mëdha. Nerazzurrët e nisën sezonin me pretendim të luftojnë për titullin e kampionit në Serie A. Mirëpo, pas 18 xhirove të deritashme ekipi gjendet në pozitën e gjashtë me 18 pikë më pak se lideri Juventus. Ku qëndron problemi? Trajneri Walter Mazzarri dhe disa prej futbollistëve të tij janë ankuar…

Sport

08/01/2014 15:20

Interi është në telashe të mëdha. Nerazzurrët e nisën sezonin me pretendim të luftojnë për titullin e kampionit në Serie A.

Mirëpo, pas 18 xhirove të deritashme ekipi gjendet në pozitën e gjashtë me 18 pikë më pak se lideri Juventus.

Ku qëndron problemi? Trajneri Walter Mazzarri dhe disa prej futbollistëve të tij janë ankuar në tretmanin sipas tyre të “papranueshëm” nga gjyqtarët dhe kanë përmendur faktin se ende nuk u është akorduar asnjë penallti si dëshmi për këtë.

Mirëpo, rezultatet nuk janë aspak pozitive dhe këtë e ka pranuar edhe presidenti i ri, Erick Thohir, i cili megjithatë ka thënë se puna dhe projekti i tij do të vazhdojë.

Në ndërkohë, disa tifozë të Interit duket se e kanë gjetur zgjidhjen e problemit. Në një transparent të shpalosur dy përkrahës të Interit kanë një kërkesë të ‘thjeshtë’ për Thohirin: ‘Na blej Ronaldon’.