Dëshiron të adaptojë fëmijë
Çifti i sapomartuar Janet Jackson dhe burri i saj Wissam Al Mana janë duke hulumtuar dhe kërkuar që të adaptojnë një fëmijë nga vendet si Jordania dhe Siria, ka thënë një burim i magazinës New York Post. “Do të ndodhë ky fakt, shumë shpejt”, ka thënë një anëtar i familjes për gazetën. Janet ka qenë…
ShowBiz
Çifti i sapomartuar Janet Jackson dhe burri i saj Wissam Al Mana janë duke hulumtuar dhe kërkuar që të adaptojnë një fëmijë nga vendet si Jordania dhe Siria, ka thënë një burim i magazinës New York Post.
“Do të ndodhë ky fakt, shumë shpejt”, ka thënë një anëtar i familjes për gazetën.
Janet ka qenë gjithmonë e shqetësuar për mirëqenien e fëmijëve në botë dhe është e rëndësishme për të që një foshnje të ketë një jetë të siguruar.
Jackson ka udhëtuar së fundmi në Jordani për të shikuar kushtet e adoptimit, ashtu siç ka bërë aktorja Angelina Jolie disa vite më parë.
Dhe kjo nuk është e tëra.
Një tjetër burim thotë se këngëtarja 47 vjeçare nuk përjashton as mundësinë e të mbeturit shtatzënë.