Depay i lumtur që iu bashkua Atleticos

Memphis Depay ka gjetur golin e tij të parë me fanellën e Atletico Madridit. Mbrëmë Atletico mposhti 1:0 skuadrën e Celta Vigos, transmeton lajmi.net. Golin e fitores në këtë takim e shënoi Depay, në minutat e fundit të ndeshjes. Pas takimit ai u shpreh i lumtur për transferimin e tij në ‘rojiblancos’. “Jam shumë i…

Sport

13/02/2023 08:12

Memphis Depay ka gjetur golin e tij të parë me fanellën e Atletico Madridit.

Mbrëmë Atletico mposhti 1:0 skuadrën e Celta Vigos, transmeton lajmi.net.

Golin e fitores në këtë takim e shënoi Depay, në minutat e fundit të ndeshjes.

Pas takimit ai u shpreh i lumtur për transferimin e tij në ‘rojiblancos’.

“Jam shumë i lumtur. Erdha në këtë klub të bukur për të shënuar gola”, thotë ai pas golit të tij të parë sot.

Unë jam duke pritur për më shumë mundësi për të shënuar më shumë për të qenë i rëndësishëm për ekipin”, u shpreh holandezi.

29 vjeçari ka kontratë me Atletico Madrid deri në vitin 2025./Lajmi.net/