Deliu-Kodra për Kurtin: Dhunuesi më i madh i institucioneve po flet për rrezikun e incidenteve – Protesta e jonë është politikë dhe ka kauzë

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pasi kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se ata që po kërkojnë me ngulm mbajtjen e seancës konstituive po duan dhunë. Ajo ka thënë se “dhunuesi më i madh i institucioneve po flet për rrezikun e incidenteve”. “Ai që e ka bllokuar Kuvendin, e ka shkelur Kushtetutën…

Lajme

01/09/2026 23:10

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pasi kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se ata që po kërkojnë me ngulm mbajtjen e seancës konstituive po duan dhunë.

Ajo ka thënë se “dhunuesi më i madh i institucioneve po flet për rrezikun e incidenteve”.

“Ai që e ka bllokuar Kuvendin, e ka shkelur Kushtetutën dhe e ka dhunuar rendin institucional, sot po përpiqet t’i paraqesë si rrezik ata që kërkojnë ligj, seancë dhe demokraci. Protesta jonë nuk është si e juaja dikur. E jona është politike dhe me kauzë; e juaja ishte mashtrim, dhunë dhe mjet për të ardhur në pushtet”, ka shtuar Deliu-Kodra.

Postimi i plotë: