Zyrtari izraelit kontrollon sallën e OKB-së, mban shënime për delegacionet që bojkotuan fjalimin e Netanyahut
Delegacioni izraelit është parë duke vëzhguar lëvizjet në sallën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke kontrolluar se cilat delegacione po largoheshin gjatë fjalimit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu. Menjëherë pasi Netanyahu nisi adresimin e tij, dhjetëra përfaqësues të vendeve të ndryshme u larguan nga salla. Largimi u bë në shenjë proteste ndaj politikave të…
Bota
Delegacioni izraelit është parë duke vëzhguar lëvizjet në sallën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke kontrolluar se cilat delegacione po largoheshin gjatë fjalimit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.
Menjëherë pasi Netanyahu nisi adresimin e tij, dhjetëra përfaqësues të vendeve të ndryshme u larguan nga salla. Largimi u bë në shenjë proteste ndaj politikave të Izraelit dhe zhvillimeve të luftës në Lindjen e Mesme.
Ndërkohë, delegacioni izraelit qëndroi në sallë dhe duartrokiti gjatë fjalimit të kryeministrit.
Netanyahu iu referua drejtpërdrejt largimit të përfaqësuesve, duke kritikuar ata që zgjodhën të qëndronin në sallë dhe duke u bërë thirrje të largoheshin.
“Nëse ka ndonjë frikacak tjetër moral në këtë sallë, ju lutem largohuni tani”, tha Netanyahu gjatë fjalimit të tij.
Largimet nisën në momentin kur kryeministri izraelit mori fjalën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Më herët, përfaqësuesit palestinezë kishin bërë thirrje për një protestë të përbashkët gjatë fjalimit të Netanyahut./Lajmi.net/