Qytetarit në Prishtinë iu vodhën pajisjet e motoçikletës në vlerë qindra euro – kryesit e veprës dyshohet se janë të mitur

Një vjedhje ka ndodhur së fundi në qendër të Prishtinës. Disa të mitur kanë vjedhur pajisje të motoçikletës së një qytetari i cili ato i kishte tek motoçikleta e ndalur para një një lokali në rrugën “Tirana” në kryeqytet. Rasti në fjalë është raportuar tanimë në stacion policor ndërsa vlera e dëmit në këtë rast…

Lajme

25/09/2026 14:23

Një vjedhje ka ndodhur së fundi në qendër të Prishtinës.

Disa të mitur kanë vjedhur pajisje të motoçikletës së një qytetari i cili ato i kishte tek motoçikleta e ndalur para një një lokali në rrugën “Tirana” në kryeqytet.

Rasti në fjalë është raportuar tanimë në stacion policor ndërsa vlera e dëmit në këtë rast është qindra euro.

Në pamjet e siguruara në këtë rast vërehet se të rinjt vodhën këto pajisje dhe më pas u larguan nga vendi i ngjarjes./Lajmi.net/