Prishtina themelon ndërmarrjen komunale “Pastrimi”, Rama: Zgjidhje afatgjatë për menaxhimin e mbeturinave

Kuvendi i Kryeqytetit ka votuar krijimin e Ndërmarrjes Komunale “Pastrimi”, vendim të cilin kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka cilësuar si një nga vendimet më të rëndësishme për qytetarët e kryeqytetit. Përmes një postimi, Rama ka thënë se Prishtina po kalon nga një kompani rajonale, e cila ka menaxhuar shërbimin për gjashtë komuna, në…

Lajme

25/09/2026 14:21

Kuvendi i Kryeqytetit ka votuar krijimin e Ndërmarrjes Komunale “Pastrimi”, vendim të cilin kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka cilësuar si një nga vendimet më të rëndësishme për qytetarët e kryeqytetit.

Përmes një postimi, Rama ka thënë se Prishtina po kalon nga një kompani rajonale, e cila ka menaxhuar shërbimin për gjashtë komuna, në një ndërmarrje në pronësi të Kryeqytetit dhe në shërbim të qytetarëve të tij, raporton lajmi.net

Sipas tij, themelimi i ndërmarrjes së re synon krijimin e një sistemi ku Prishtina do të ketë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për menaxhimin e pastërtisë dhe mbeturinave.

Postimi i plotë:

Kuvendi i Kryeqytetit votoi krijimin e Ndërmarrjes Komunale “Pastrimi” një prej vendimeve më të rëndësishme për qytetarët e Prishtinës.
Nga një kompani rajonale që menaxhonte shërbimin për gjashtë komuna, Prishtina po kalon në ndërmarrje të vetën, të Kryeqytetit, për Kryeqytetin dhe në shërbim të qytetarëve të tij.
Themelimi i kësaj ndërmarrjeje është fillimi i një sistemi të ri. Një sistem ku Prishtina planifikon vetë, investon vetë, rrit kapacitetet dhe mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për pastërtinë e qytetit.
Sot u votua për një zgjidhje afatgjatë për menaxhimin e mbeturinave në Kryeqytet dhe falenderoj të gjithë asambleistët që votuan për!/Lajmi.net/