Deliu e quan “skandaloze” deklaratën e Gecit për Thaçin: Nuk guxon të përsëritet, të dënohet kjo gjuhë

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, e ka cilësuar si “absolutisht skandaloze” deklaratën e deputetit Gani Geci, i cili u shpreh në Kuvend se Hashim Thaçin e pret fati i njëjtë me atë të Naim Murselit. Deliu theksoi se kjo gjuhë është e papranueshme dhe e dhimbshme, veçanërisht në prag të vendimit final për krerët e…

Lajme

21/04/2026 23:47

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, e ka cilësuar si “absolutisht skandaloze” deklaratën e deputetit Gani Geci, i cili u shpreh në Kuvend se Hashim Thaçin e pret fati i njëjtë me atë të Naim Murselit.

Deliu theksoi se kjo gjuhë është e papranueshme dhe e dhimbshme, veçanërisht në prag të vendimit final për krerët e UÇK-së, ndërsa kërkoi distancimin e menjëhershëm të grupit parlamentar të LVV-së nga këto qëndrime.

“Ishte një deklaratë absolutisht skandalozë që deputeti Geci e tha në seancën e kuvendit, një deklaratë që nuk do të duhej as të diskutohej nga një shqiptarë e lerë më të flitej nga një deputetë i zgjedhur. Ne kërkuam distancim të grupit parlamentar të LVV, sepse jemi vetëm pak kohë para pritjes së vendimit final”, ka thënë Deliu.

Ajo ka thënë se janë në ankth në pritje të lajmit që është shprehur e bindur se do të jetë lirimi.

“Pritjet tona para përmbylljes së këtij procesi është që të kemi liri për çlirimtarët, dhe jemi në ankth në pritje të atij lajmi të mirë, që jam e bindur se do të jetë lirimi. Andaj kur dëgjon deklarata të tillë, është e papranueshme, dhe të dhemb shumë”, tha Deliu.