BE-ja vendos sanksione të reja ndaj iranianëve që pengojnë lëvizjen në Ngushticën e Hormuzit

Diplomatët e Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshje për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj iranianëve që, sipas tyre, pengojnë lirinë e lëvizjes në Ngushticën e Hormuzit. “Sot kemi arritur marrëveshjen politike për të zgjeruar sanksionet që kanë cak përgjegjësit që shkelin lirinë e lëvizjes”, ka thënë shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas,…

Bota

21/04/2026 19:44

Diplomatët e Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshje për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj iranianëve që, sipas tyre, pengojnë lirinë e lëvizjes në Ngushticën e Hormuzit.

“Sot kemi arritur marrëveshjen politike për të zgjeruar sanksionet që kanë cak përgjegjësit që shkelin lirinë e lëvizjes”, ka thënë shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, pas takimit të së martës në Luksemburg.

Kallas ka theksuar se liria e lëvizjes nëpër ngushticë është “e panegociushme”, duke shtuar se ndërprerjet e përditshme të qarkullimit të anijeve janë të pamatura.

“Transiti përmes ngushticës duhet të jetë mbetet pa pagesë”, ka thënë Kallas, duke iu referuar një vendimi të Iranit për vendosjen e pagesës për kalimin nëpër Hormuz.

Ajo ka shtuar se një mision evropian detar do të ishte “mënyra më e shpejtë” për të siguruar kalim të sigurt, kur paqja të arrihet.