Bashkëshorti i U.D të Presidentes Haxhiu i reagon Gecit: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, dëshiroj lirinë e të gjithëve
Bashkëshorti i u.d të Presidentes Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi ka reaguar në lidhje me deklaratën e tmerrshme që deputeti i VV-së Fatos Geci e ka dhënë sot në Kuvendin e Kosovës. Krasniqi ka thënë se lufta e UÇK-së ishte e drejtë ndërsa ka thënë se e dëshiron lirinë e të gjithëve që po gjykohen në…
Lajme
Bashkëshorti i u.d të Presidentes Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi ka reaguar në lidhje me deklaratën e tmerrshme që deputeti i VV-së Fatos Geci e ka dhënë sot në Kuvendin e Kosovës.
Krasniqi ka thënë se lufta e UÇK-së ishte e drejtë ndërsa ka thënë se e dëshiron lirinë e të gjithëve që po gjykohen në Hagë.
“Nuk ia dëshiroj asnjërit dënimin në Hagë sepse besoj që lufta e UÇK-së ishte e drejtë, përkundrazi ia dëshiroj kthimin dhe lirinë të gjithëve e jo veç njërit”, ka thënë Krasniqi.
Geci sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka thënë se uron që fati i Naim Murselit që u dënua me burg të përjetshëm ta përcjell edhe Hashim Thaçin në Hagë.
Nga deklarata e tij janë distancuar shumë akterë të VV-së. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: