Debat për vlefshmërinë e një fletëvotimi të LVV-së në Prishtinë
Në qendrën komunale “1 Tetori”, në Prishtinë po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë. Ekipi i KosovaPress ka qëndruar në këtë Qendër të numërimit, ku një fletëvotim nxiti debat mes një vëzhguesi të Lëvizjes Vetëvendosje me një komisioner lidhur me vlefshmërinë. Sipas informacioneve nga 258 kuti të votimit, janë numëruar gjithsej 160 kuti…

Lajme
Në qendrën komunale “1 Tetori”, në Prishtinë po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.
Ekipi i KosovaPress ka qëndruar në këtë Qendër të numërimit, ku një fletëvotim nxiti debat mes një vëzhguesi të Lëvizjes Vetëvendosje me një komisioner lidhur me vlefshmërinë.
Sipas informacioneve nga 258 kuti të votimit, janë numëruar gjithsej 160 kuti me vota të kandidatëve për deputetë, ndërsa kanë mbetur edhe 98 kuti për t’i numëruar e ku dhjetë prej tyre ishin në proces.