De Vrij: Inter po injoron problemin Icardi

Qendër mbrojtësi i Inter, Stefan De Vrij, ka befasuar me deklaratën e tij të fundit lidhur me Mauro Icardi.

Sport

15/07/2019 09:44

Icardi është kthyer në një problem të madh për skuadrën e Inter, pasi është kthyer në një person ‘non grata’ dhe nuk është pjesë e planeve të Conte.

Problemet mes lojtarit dhe skuadrës kishin filluar qysh sezonin e kaluar, kur argjentinasi nuk paraqitej për gjashtë javë.

Së fundmi ai është larguar edhe nga kampi stërvitor, por ka deklaruar se mund të qëndrojë në ‘San Siro’ për dy vite që të marrë pagën e tij që i takon me kontratë.

Lidhur me këto probleme ka folur edhe De Vrij, i cili ka thënë se skuadra po injoron gjithë lajmet lidhur me këtë temë.

“Problemi i Icardit nuk na shqetëson. Ne mendojmë vetëm për ato që duhet bërë” ka thënë lojtari, transmeton lajmi.net.

“Po punojmë taktikat e reja me Conte, pasi formacioni ka ndryshuar dhe tashmë luhet me tre lojtarë në mbrojtje” ka shtuar ndër të tjerash ai.

Icardi po kërkohet edhe nga skuadra e Napolit, por edhe nga ajo e Juventus. Lojtari mund të hap telashe të mëdha për Inter nëse nuk pranon të transferohet, duke penguar kështu rritjen e fondeve dhe transferimin e Romelu Lukaku në ‘San Siro’. /Lajmi.net/