De Ligt tregon se kush e bindi të kalojë tek Juventus, nuk është Ronaldo

Matthijs De Ligt ka treguar se kush e bindi atë që të transferohet tek skuadra e Juventus.

Sport

19/07/2019 13:25

Pas ndeshjes Portugali – Holandë, një video mes Ronaldo dhe De Ligt, ku portugezi shihej teksa e ftonte të riun për t’iu bashkuar skuadrës së Juventus.

Pas zyrtarizimit të 19 vjeçarit tek ‘Zonja e vjetër’, të gjitha meritat i shkuan pikërisht yllit portugez, me bindjen se ishin pikërisht fjalët e tij ato që bindën De Ligt për të kaluar në Serie A.

Por, lojtari ka zbuluar së fundmi se Ronaldo nuk kishte të bënte asgjë me transferimin e tij në ‘Allianz Stadium’, por ishte merita e trajnerit Maurizio Sarri.

“Isha i mendimit t’i bashkohem Juventusit, por dukshëm ishte e mirë ajo që Ronaldo më kërkoi. Ishte kompliment i madh, por nuk bëri diferencë në vendimin tim” ka thënë De Ligt, transmeton lajmi.net.

“Kam folur me Sarrin në telefon , për ta njohur atë. Ai është një nga arsyet që unë iu bashkova Juves, sepse dëgjova histori të mira për të, mënyrën se si ai luan, filozofinë që ka, mentalitetin ofensiv, kështu që ai luajti rrol të madh” ka thënë tutje holandezi.

Dy skuadra tjera të interesuara për lojtarin ishin edhe Barcelona e Paris Saint Germain. /Lajmi.net/