De Bruyne pritet të largohet nga Wolfsburgu

Trajneri i Wolfsburgut, Dieter Hecking ka pranuar se Kevin De Bruyne mund të largohet nga skuadra e tij.

Sport

29/07/2015 16:25

Hecking ka thënë se De Bruyne mund të largohet nga skuadra e Wolfsburgut.

Dhe, një gjë e tillë pritet të ndodh vetëm nëse në drejtim të lojtarit vjen ndonjë ofertë e mirë.

“Për momentin nuk ka asnjë ofertë zyrtare për De Bruyne. Nëse vjen një e tillë ne do të ulemi dhe do të marrim vendim më të mirë”, është shprehur Hecking.