De Bruyne përmbys gjithçka! Belgjika merr epërsinë ndaj Polonisë
Kevin De Bruyne e ka kaluar Belgjikën në epërsi ndaj Polonisë në ndeshjen që po zhvillohet në Bruksel, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Sport
Fillimisht, Belgjika ishte në disavantazh 1-0, falë golit të Robert Lewandowskit në minutën e 28’, transmeton lajmi.net.
Gjithsesi, për të mos e lënë këtë rezultat deri në fund të ndeshjes u përkujdesën Axel Witsel (42’) dhe De Bruyne (59’).
Ndeshja është duke shkuar drejt çerekut të saj të fundit dhe “Djajtë e Kuqë” janë shumë afër sigurimit të trepikëshit të parë.
Golin e De Bruynes mund ta gjeni këtu /Lajmi.net/