De Bruyne: Lëndimi i Laporte humbje e madhe për Man City

Aymeric Laporte është lojtari i fundit i dëmtuar nga radhët e Manchester City.

Sport

01/09/2019 15:47

Laporte ka pësuar një dëmtim në fitoren e Manchester City në përballjen kundër Brighton dhe pritet t’i mungojë skuadrës për një periudhë të konsiderueshme.

Dëmtimi në gju i Laporte është serioz dhe Kevin de Bruyne e ka pranuar se do të jetë humbje e madhe për ‘Citizens’.

“Ne tashmë kemi Leroy të dëmtuar dhe nëse edhe Laporte mungon për disa muaj, atëherë është goditje e rëndë për ne” ka thënë belgu, transmeton lajmi.net.

“Shpresojmë që John Stones të kthehet së shpejti dhe atëherë mund të jemi më mirë” ishin fjalët e De Bruyne.

De Bruyne u regjistrua në listën e realizatorëve në ndeshjen kundër Brighton. Mesfushorit iu nevojitën vetëm 68 sekonda për ta gjetur golin. /Lajmi.net/