De Bruyne, 20 thirrje në ditë

Ylli i Wolfsburgut, Kevin de Bruyne është futbollist i shumëkërkuar nga klube të mëdha evropiane, ka njoftuar menaxheri i tij, Patrick De Koster.

Sport

21/04/2015 15:18

Manchester City është në garë për transferimin e yllit të Wolfsburgut, Kevin de Bruyne, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Patrick de Koster.

De Bruyne ka shkëlqyer me skuadrën gjermane gjatë këtij sezoni duke realizuar 10 gola dhe 17 asistime.

Andaj, kjo ka zgjuar interesim nga shumë klube të mëdha evropiane, përfshirë kampionin në fuqi të Premierligës.

“Jam takuar me disa njerëz nga Manchester City”, deklaroi De Koster për “The Guardian”.

“Kurrë nuk kam biseduar me dikë nga Manchester United, por edhe shumë klube tjera janë në kontakt me mua duke mbledhur informacione”, u shpreh ai.

“Kam dëgjuar se Mino Raiola ka thënë se pranon 20 thirrje telefonike në ditë për Paul Pogban, e njëjta vlen edhe për mua e ndoshta edhe për menaxherin e Memphis Depay”, përfundoi De Koster.