David Silva do t’i bashkohet Inter Miamit

Legjenda e Manchester City, David Silva, duket se do të përfundojë në Superligën e Amerikës.

Sport

20/09/2019 16:29

Silva do të luajë sezonin e tij të fundit me Manchester City, me kontratën e tij që skadon në fund të sezonit dhe nuk është i interesuar të vazhdojë kontratën.

Lojtari ka bërë të ditur se nuk do të luajë kurrë për ndonjë tjetër skuadër angleze, kurse mediet britanike e dërgojnë lojtarin jashtë kufijve të Evropës.

Sipas ‘Independent’, lojtari do t’i bashkohet skuadrës së David Beckham, Inter Miami, transmeton lajmi.net.

Deri në kohën kur lojtarit t’i skadojë kontrata me City, Miami do të ketë tre muaj në debutimin e tyre.

Silva atë kohë do të jetë 34 vjeçar, por sigurisht do të ketë shumë për t’i dhënë Superligës së Amerikës (MLS). /Lajmi.net/