‘Dardanët’ përgatisin një video speciale për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

20:36 | 17 Shkurt 2018

Shteti i Kosovës sot po feston përvjetorin e 10-të të pavarësisë.

Jubileu i parë ka sjellë emocione të mëdha të qytetarët e Kosovës e të figura eminente sportive e kulturore.

Mjafton të cekim Rita Orën, që ka ndërprerë turnetë për të performuar në Kosovë në ditën e pavarësisë.

Në gjithë këtë festë, nuk mungojnë as ata që na bëjnë ta duam edhe më shumë Kosovën, ‘Dardanët’, tifozët e Përfaqësueses së Kosovës.

‘Dardanët’ përmes një video të përgatitur enkas për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, kanë uruar gjithë shqiptarët./Lajmi.net/