Dardanët i këndojnë Kosovës në mes të Sofjes

Kombëtarja e Kosovës nuk do të jetë pa përkrahës edhe në Sofje të Bullgarisë.

Sport

10/06/2019 14:16

Kosova luan kundër Bullgarisë në ndeshjen e raundit të tretë të kualifikimeve për Euro 2020.

Për këtë ndeshje, nga Kosova kanë udhëtuar edhe një grup tifozësh për ta përcjell nga afër kombëtaren Dardane.

‘Dardanët’ kanë postuar një video në ‘Facebook’ ku shihen dhe dëgjohen duke kënduar për Kosovën, përcjell lajmi.net.

Sipas raportimeve të medieve, diku afër 500 Dardanë kanë udhëtuar drejt kryeqytetit bullgar për të përkrahur kombëtaren.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell videon e tifozëve tek këndojnë për Kosovën, rrugëve të Sofjes. /Lajmi.net/