Dani Alves flet para ndeshjes me Bayern: Skenar i vështirë për ne, varemi nga vetja

Barcelonën e pret nesër një nga ndeshjet më të vështira të këtij sezoni.

Sport

07/12/2021 15:21

Në kuadër të Champions League, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, Barcelona luan në udhëtim kundër Bayern Munich.

Katalanët e kanë të domosdoshme fitoren, për të avancuar tutje. Një gjë e tillë vështirë se ndodh, pasur parasysh formën e dy skuadrave.

Megjithatë, veterani i Barcelonës, Dani Alves, gëzohet nga fakti se fati i Barcës varet nga ata vet, derisa thotë se sfidat janë për njerëz që nuk kanë frikë.

“Është skenar i vështirë për ne, por sfidat janë për njerëz që nuk kanë frikë”, ka thënë Alves, transmeton lajmi.net.

“Ne jemi Barca dhe ne varemi nga vetja”, shtoi braziliani.

Barcelona është mposhtur në ndeshjen e parë ndaj Bayernit, derisa rivale për të kaluar tutje është Benfica. Bayern ka siguruar gjithçka. /Lajmi.net/