Dallaver apo amaterizëm? Ja cila ishte mënyra për të siguruar bileta nga ‘Tiks App’

'Tiks App' po vazhdon të marrë kritika të shumta nga futbolldashësit në Kosovë.

Sport

15/11/2019 22:57

Ndeshja që do të luhet të dielën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ndërmjet Kosovës dhe Anglisë, ka zgjuar interesim të madh tek tifozët kosovarë të futbollit, shkruan lajmi.net.

Edhe pse Kosova tashmë e eliminuar nga Euro 2020, interesimi për ndeshjen kundër Anglisë mbetet i madh, por mundësitë për të siguruar biletë ishin të vogla.

Krejt kjo pasi sipas një personi që siguroi biletë, kompania ‘Tiks App’ ka bërë një dallaver, duke lënë jashtë dispozicionit butonin për kyçje. Ai ka shpjeguar mënyrën se si siguroi biletën, dhe ka bërë thirrje tek prokuroria që të nisin hetimet.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell fjalët e personit që siguroi biletë, duke intervenuar në sistemin e ‘Tiks App’, pasi ndryshe ishte e pamundur. Vlerësojeni nëse ishte dallaver, apo gabim amatoresk i kompanisë. /Lajmi.net/