Coutinho te Barcelona? Deklarata e re nga Klopp frikëson tifozët e Liverpoolit
Jurgen Klopp nuk i ka mohuar lajmet e javës së parë të vitit 2018 për transferimin e Philippe Coutinhos te Barcelona.
Sport
Jurgen Klopp nuk i ka mohuar spekulimet se Philippe Coutinho do të transferohet te Barcelona.
Ylli brazilian thuhet se mund ta kompletojë kalimin në Camp Nou, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.
Dhe, menaxheri i “Reds”, Klopp nuk i ka mohuar lajmet e javës së parë të vitit 2018.
“Coutinho mungon ndaj Evertonit, njësoj sikurse Salah, për shkak të lëndimit”, deklaroi Klopp, përcjell “lajmi.net”.
“Transferimi në Barcelonë? Nuk kam asgjë për të thënë”, u shpreh ai. /Lajmi.net/