“U bona me çikë se çikë s’kom”, Gili me fjalë të mëdha për nusen e saj

Këngëtarja, e njohur Gili ka folur për raportet e saja me nusen e djalit, Herolinën, Në një intervistë televizive së bashku me rejen, ato treguan për raportet mes vjehrrës dhe nuses, dhe teksa Gili u shpreh se në familjen e saj nuk ka vajzë dhe se tash me ardhjen e Herolinës në familjën e saj,…

ShowBiz

02/05/2024 23:21

Këngëtarja, e njohur Gili ka folur për raportet e saja me nusen e djalit, Herolinën,

Në një intervistë televizive së bashku me rejen, ato treguan për raportet mes vjehrrës dhe nuses, dhe teksa Gili u shpreh se në familjen e saj nuk ka vajzë dhe se tash me ardhjen e Herolinës në familjën e saj, ajo tashmë e ka një të tillë, shkruan Lajmi.net

Ndërkaq këngëtarja e adhuruar nga të gjitha moshat, Fevzije Konushevci, e njohur me nofkën artistike, Gili, tashmë ka para vetes një gamë të sukseseve, por ende është vitale në art, prandaj synimet e saja janë reale dhe të realizueshme.

Që nga kënga e saj, Xixëllonja, ajo dëshmoi vitalitet, lëvizje të bukura në skenë, pasion dhe premtoi suksese të njëpasnjëshme. Sukseset janë aty, por atyre nuk iu vihet pikë. Gili është në top formë dhe presim edhe më shumë nga ajo në fushën e muzikës, duke mbetur një xixëllonjë e këngës sonë të bukur!