“Nëse ti del, unë dal” – Heidi i bën premtimin publik Romeos

Prej mbrëmjes së të shtunës, ku Egla vendosi që në nomimin të përballë Heidin dhe Romeos për finalistin (por që banorët nuk janë në dijeni), çifti është parë tepër i mërzitur. Dyshja është përpjekur që të kalojë sa më shumë kohë me njëri-tjetrin, ku shpesh herë kanë aluduar se cili prej tyre do të largohet…

ShowBiz

02/05/2024 23:01

Prej mbrëmjes së të shtunës, ku Egla vendosi që në nomimin të përballë Heidin dhe Romeos për finalistin (por që banorët nuk janë në dijeni), çifti është parë tepër i mërzitur.

Dyshja është përpjekur që të kalojë sa më shumë kohë me njëri-tjetrin, ku shpesh herë kanë aluduar se cili prej tyre do të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

SONDAZH / Romeon apo Heidin: Kë zgjidhni ju finalistin e parë?

Teksa kanë qenë në oborr, Heidi i ka premtuar Romeos që nëse ai del, ajo do të dalë gjithashtu.

Romeo: Dikush nga ne do dali. Nëse dal unë…

Heidi: Nëse del ti, unë dal…

Romeo: Më dëgjo moj çfarë po them.

Heidi: Unë dal nëse ti del.

Romeo: Në cfarë kuptimi?

Heidi: Unë dal, nuk rri këtu.

Romeo: A dalim të dy?

Heidi: Nëse dal unë, ti nuk duhet të dalësh. E di sa do mërzitem. Do më degjenerosh.

Romeo: E ke gabim, hajde dalim të dy. Lëri këto muhabete se nuk dua të flas.