Coutinho: Kam një shans të madh me Bayern

Philippe Coutinho dje ka nisur për herë të parë nga minuta e parë me Bayern dhe gjithçka shkoi për mrekulli në atë takim.

Sport

01/09/2019 08:28

Ylli brazilian luajti nga minuta e parë në ndeshjen kundër Mainz, ndeshje të cilën Bayern e fitoi me rezultatin e thellë 6:1.

Pas kësaj ndeshje, Coutinho ka folur për gazetarët duke shprehur besimin se ai mund të përmirësohet shumë tek kampionët e Bundesligës.

“Tani kam shansin tek një skuadër e re, skuadër e madhe. Shpresoj se do të jem këtu për një kohë të gjatë dhe të fitojë tituj” ka thënë Coutinho, transmeton lajmi.net.

Coutinho kaloi në Bundesliga pas 18 muajve të kaluar me Barcelonën në La Liga, muaj këta që nuk ishin më të mirët në karrierën e tij. /Lajmi.net/