Contes i ofrohet punë si analist i Sky Sport

Antonio Conte mund të fillojë punë, por jo si trajner.

Sport

30/07/2021 11:20

Sipas La Gazzetta dello Sport, ish-trajnerit të Interit, Antonio Contes iu është ofruar një punë si analist në Sky Sport, transmeton lajmi.net.

Artikulli sugjeron që Contes iu është ofruar pozita e analistit në Ligën e Kampionëve për sezonin 2021/22 dhe në fakt italiani është i tunduar nga kjo ofertë dhe mund të jetë i gatshëm ta pranojë.

Conte u largua nga Interi për arsye ende të panjohura pasi fitoi Scudetton pas një dekade pritje tek “Nerazzurrët”./Lajmi.net/