Conte shkarkohet zyrtarisht nga Tottenham Hotspur

Tottenham Hotspur ka njoftuar zyrtarisht për shkarkimin e Antonio Contes nga posti i trajnerit të skuadrës. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit londinez në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net. “Mund të konfirmojmë se trajneri Antonio Conte është larguar nga klubi me marrëveshje të përbashkët” – thuhet në njoftimin e Tottenham Hotspur. Podemos confirmar que…

Sport

26/03/2023 22:29

Tottenham Hotspur ka njoftuar zyrtarisht për shkarkimin e Antonio Contes nga posti i trajnerit të skuadrës.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit londinez në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net.

“Mund të konfirmojmë se trajneri Antonio Conte është larguar nga klubi me marrëveshje të përbashkët” – thuhet në njoftimin e Tottenham Hotspur.


Trajneri italian u emërua trajner i “Spurs” në nëntor të vitit 2021, ndërsa kishte kontratë valide deri në qershor të këtij viti.

Tottenham Hotspur ndodhet në pozitën e katërt në renditjen tabelore të Premierligës me 49 pikë të grumbulluara pas 28 ndeshjeve./Lajmi.net/