Conor McGregor komenton Cristiano Ronaldon

Ylli i UFC, Conor McGregor, ka komentuar së fundmi yllin e Juventus, Cristiano Ronaldo.

Sport

18/03/2019 23:00

Irlandezi ka shprehur admirimin e tij për top lojtarin, duke e vlerësuar lart punën e palodhshme të tij.

McGregor beson se portugezi është arsyeja e shumë fëmijëve për të zgjedhur rrugën e futbollit.

Ai e ka konsideruar Ronaldon si një nga më të mirët në botë, jo vetëm në futboll, por në shumë aspkete.

“Cristiano Ronaldo është një atlet, person dhe biznesmen i madh. Disiplina e tij, ideali, dëshira dhe dedikimi për karrierën ka inspiruar shumë fëmijë të luajnë futboll” ka thënë McGregor, transmeton lajmi.net.

Cristiano Ronaldo tregoi madhështinë e tij në mesjavën e kaluar, duke shënuar tri gola kundër Atletico Madrid.

McGregor në anën tjetër po vuan suspendimin nga UFC, pas përleshjeve me Khabib Nurmagomedov jashtë oktogonit. /Lajmi.net/