City i afrohet kreut
Manchester City e ka mposhtur WBA-në 3:1, duke iu afruar kreut të tabelës. Zabaleta, Aguero e Demichelis shënuan nga një gol, për t’ia sjell fitoren Citizens, që shpresojnë ende në titull të kampionit në Premierligë.
Sport
Manchester City vazhdon të ëndërrojë. Citizens ia dolën ta mposhtin West Bromwich Albinonin me rezultat 3:1, në ndeshjen e fundit të xhiros së 34-t të Premierligës angleze.
Ekipi i Manuel Pellegrinit dominoi ndaj kundërshtarit dhe fitoi me meritë.
Pablo Zabaleta i kaloi vendësit në avantazh në minutën e tretë, ndërsa Sergio Aguero e shtoi epërsinë në minutën e 10-të.
Ndërkaq, në minutën e 16-të, mysafirët e ngushtuan rezultatin përmes Graham Dorrans.
Por, për t’ia siguruar fitoren ekipit vendës u përkujdes Martin Demichelis, me golin e shënuar në minutën e 36-të.
City ka 74 pikë, gjashtë më pak se lideri Liverpool, por një ndeshje më pak të zhvilluar.