City dhe PSG vazhdojnë me fitore në Ligën e Kampionëve

Manchester City dhe Paris Saint Germian kanë vuajtur, por kanë marrë fitore të rëndësishme në xhiron e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Sport

01/10/2019 22:58

Kampionët e Premierligës, në ‘Etihad Stadium’ kanë mposhtur 2:0 Dinamon e Zagrebit.

Për golin e parë, skuadra e Pep Guardiolas ka pritur deri në minutën e 66’, kur shënoi Raheem Sterling.

Phil Foden, në minutën e 95’, shënoi për 2:0, për t’ia siguruar fitoren Manchester Cityt.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në këtë orar, PSG ka mposhtur 0-1 në udhëtim Galatasarayn, me një gol të shënuar nga Mauro Icardi./Lajmi.net/