Chiellini: Këta janë tre kundërshtarët më të vështirë me të cilët jam përballur

Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka pësuar një lëndim të rëndë në fillim të këtij sezoni, dhe shkaku i këtij lëndimi në ligamente, ai do të jetë jashtë fushave deri në pranverën e vitit të ardhshëm.

Sport

12/11/2019 15:38

Mbrojtësi italian në një tervistë dhënë së fundi ka dhënë emrat e tre kundërshtarëve më të vështirë me të cilët është përballur.

Sigurisht që emrat e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos nuk mungojnë në këtë listë.

“Përveç Ronaldos dhe Messit, unë personalisht theksoj Zlatan Ibrahimovic”, ka deklaruar Chiellini, përcjell lajmi.net.

“Ai ishte fizikisht mbizotërues, kishte teknikë dhe personalitet. Kam pasur fatin të luaja me të dhe kundër tij”./Lajmi.net/