Chelsea shënon edhe fitoren e katërt në Ligën e Evropës

Skuadra e Chelsea ka shënuar edhe fitoren e katërt në Ligën e Evropës, kësaj radhe ndaj BATE Borisov.

Sport

08/11/2018 20:44

Të përzgjedhurit e Maurizio Sarrit e fituan ndeshjen me rezultatin minimal 0:1, shkruan lajmi.net.

Golin e vetëm të takimit e realizoi sulmuesi francez i Chelsea, Olivier Giroud, pasi në minutën e 52’ pranoi një asistim nga Emerson.

Me këtë fitore Chelsea tashmë grumbullon plot 12 pikë në katër ndeshje, që i bie se ka bilanc 100% të fitoreve.

Londinezët prijnë në tabelë, duke lënë pas skuadrën e Vidi, të cilët grumbullojnë gjashtë pikë.

Chelsea ndeshjen e radhës në këtë kompeticion e luan ndaj skuadrës së PAOK. /Lajmi.net/