Chelsea përgatit ofertë stratosferike për Haaland

Klubi anglez Chelsea ka shprehur interesim për sulmuesin e Borussia Dortmund Erling Haaland.

Sport

08/07/2021 14:18

Sipas “90min”, Chelsea është duke përgatitur një ofertë rreth 175 milionë euro në drejtim të Dortmund për shërbimet e Haaland, transmeton lajmi.net.

‘Blutë’ besojnë që mund ta transferojnë sulmuesin pasi vështirë që drejtuesit e klubit gjerman mund ta refuzojnë një ofertë kaq të lartë.

Haaland dhe Kylian Mbappe konsiderohen si sulmuesit më të mirë të rinj aktualisht dhe klubi londinez synon ta bëjë të vetin njërin prej tyre dhe ja ka vënë syrin norvegjezit.

20-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 41 paraqitje me fanellën e Borussia Dortmund në të gjitha garat duke realizuar 41 goal dhe 12 asistime. /Lajmi.net/