Ministria e Bujqësisë hap zyrën në Mitrovicë të Veriut, Kurti thotë se “diskriminimit i ka ardh fundi

Është hapur të hënën zyra e Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Mitrovicën e Veriut. Të pranishëm në këtë hapje ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrat Armend Muja, Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi si dhe, kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci. Me këtë rast, kreu i ekzekutivit u pyet mediat serbe…

Lajme

27/04/2026 08:34

Është hapur të hënën zyra e Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Mitrovicën e Veriut.

Të pranishëm në këtë hapje ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrat Armend Muja, Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi si dhe, kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci.

Me këtë rast, kreu i ekzekutivit u pyet mediat serbe në veri se pse nuk ishte prezent edhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, i cili vjen nga radhët e minoriteteve serbe, për çka tha se “duhet ta dini se të gjithë duhet të kujdesen më shumë për qytetarët e thjeshtë”.

Siç tha ai, kryetarët e komunave janë shtresa e lartë e qytetarëve, teksa sugjertoi mediat të mos brengosen për ta.

Kurti tha se “diskriminimit i ka ardh fundi”.

“I falënderoj të gjithë që kontribuuat që sot ta kemi këtë ditë, që ofron gjithpërfshirje”, u shpreh Kurti.